Urgjencat kirurgjikale gjatë periudhës së vjeshtë-dimrit është vendosur të jetë në spitalin universitar të Traumës, pas eksperiencës së mirë në muajt e epidemisë, ku nuk pati vatra të infektimit në këtë spital. Keshtu deklaroi Ministrja Manastirliu, gjatë inspektimit të Urgjencës së Spitalit të Traumës.
Në Spitalin Universitar të Traumës ka patur një flusk të konsiderueshëm, me mbi 29 mijë urgjenca kirurgjikale që janë përballuar nga Marsi, gjatë gjithë këtyre muajve të epidemisë. Janë kryer rreth 520 operacione në muaj në këtë spital dhe aktualisht janë rreth 30 raste të urgjencës në ditë përfshirë edhe traumën.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se me planin vjeshtë-dimër, kur pritet dhe sezoni i gripit dhe COVID19, sistemi shëndetësor po përgatitet me kapacitete të shtuara për të përballuar situatën.
?Në strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit dhe në planin tonë aktual ne jemi të përgatitur që të dyfishojmë kapacitetet e shtretërve për të përballuar jo vetëm COVID19 por dhe për rastet që do të jenë me grip, pasi mund të ketë një mbivendosje dhe do të ketë edhe më shumë flukse në spitalet tona. Paralelisht po vijon lufta e përditshme e terrenit, për të testuar çdo kontakt, në mënyrë që të kufizojmë zinxhirin e përhapjes së infeksionit
Gjatë inspektimit në Spitalin Universitar të Traumës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se aktualisht janë 30% kapacitete të lira në dy spitalet COVID, ndërsa në total janë 500 shtretërve në dispozicion të trajtimit të rasteve në katër spitalet COVID si dhe do të dyfishohen shtretërit, duke përfshirë edhe disa spitale rajonale nëse do të jetë e nevojshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OrgetaManastirliu#Gripi#TopChannel