COVID 19- Mjeku Epidemiolog Ulqinaku : Vjeshtës të përgatitem dhe për një skenar të keq,valën e dytë

Report TV 2020-05-12

Views 2

Për momentin që flasim përsa i takon situtasë nga koronavirusi në vend të dhënat duket se janë premtuese, por në vjeshtë duhet të përgatitemi për një skenar të keq lidhur me një valë të dytë të COVID-19. Kështu u shpreh mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku në një lidhje skype për Report TV në emisionin Repolitix të gazetarit Denis Minga.

?Të dhënat janë premtuese. Kemi shifra që na bëjnë të mos shqetësohemi. Me shifrat që kemi nuk është problem për sistemin tonë shëndetësor. Me rritjen e temperaturave ka virulencë më të ulët. Por duhet të përgatitemi për një skenar të keq në vjeshtë. Nëse ruajmë distancimin fizik mund ta kalojmë më lehtë, në vjeshtën e vonë apo më dimër. Për momentin nuk shoh vend për panik. Përsa i takon testeve seriologjike, janë kryer disa prej tyre. Sado që ne të bëjmë një shumëzim me 10, prapë shifra është shumë e vogël në raport me pritshmërinë. Numri i të prekurve sot është si kur të jenë të vaksinuar. Janë bërë disa teste në QSUT tek ?Nënë Tereza?, por me shifra të vogla?, sqaroi mjeku Ulqinaku

Mjeku Ulqinaku u shpreh se nëse do të ketë një valë të dytë të koronavirusit në vendin tonë, ne jemi të pambrojtur, por hapjen e çerdheve dhe kopshteve në qershor nuk e sheh si problem.

?Jemi shumë larg imunizimit të fundit. Jemi të pambrojtur nëse do ketë një valë të dytë në vjeshtë. Themi me bindjen se për hapjen e kopshteve dhe çerdheve nuk jam i shqetësuar. Nuk ka asnjë problem.Skenarin me te keq ne vjeshte?, tha mjeku epidemiolog

Share This Video


Download

  
Report form