Tezja e Klevis Kapllani në një prononcim për Report Tv ka bërë me dije se i riu ka pasur një ekspuls në Itali në vitin 2007, por pa dhënë shumë detaje. "Dimë ka pasur ekspuls në Itali në 2007. E kam çun motre", ka thënë ajo për gazetarin Merin Maçi. Ndërkohë, një tjetër familjar i të riu, është shprehur se e mori vesh lajmin nga mediat. "Ka qenë në Itali më shumë, s'di të ketë ndonjë problem. E kam marrë vesh lajmin nga TV", ka thënë ai.