Partia Demokratike ka publikuar ka publikuar dosjen e plotë të Gjykatës Italiane, ku tregohet se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se vetë Xhafaj e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se dënimi i vëllait të tij është një çështje e sajuar nga opozita, pasi s?ka fakte dhe prova.
Sot, deputeti Alibeaj dhe ish-ministri teknik i PD, Gazmend Bardhi, publikuan vendimin e drejtësisë italiane, ku thuhet se Agron Xhafaj është dënuar me 7 vjet e dy muaj burgim si pjesëtar i një organizate kriminale që vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA.
Sipas zyrtarëve të PD, vëllai i ministrit Xhafaj ka qenë dhe drejtues i një organizate kriminale në Shqipëri dhe Itali, ku e furnizonte atë me kokainë, heroinë dhe hashash.
Xhafaj gënjen dhe është në dijeni të vëllait të tij, Agron, se është i dënuar me vendim gjyqësor në Itali de se nuk ka vuajtur asnjë ditë nga ky dënim, duke u hetuar i lirë, pasi vëllai ishte i pushtetshëm. Vëllai i Fatmir Xhafajt është i dënuar në Itali, por jeton i lirë në Shqipëri. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka jo vetëm përgjegjësi politike dhe morale në këtë çështje, por mbi të gjitha ka përgjegjësi ligjore. Është detyrë e Ministrit të Brendshëm dhe vartësve të tij në Policinë e Shtetit që të identifikonin Agron Xhafajn, të verifikonin dënimin e tij në Itali, dhe të merrnin të gjitha masat ligjore që ai të arrestohej dhe ekstradohej për të vuajtur dënimin e tij prej 7.2 vjet burgim.