Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, ka deklaruar në emisionin "5 Pyetjet" nga Babaramo në Report Tv se presidenti Meta është komplet i njëanshëm.
Sipas ministres, deklaratat e Metës janë njëlloj si të Kryemadhit dhe Bashës. Spiropali tha se Ilir Meta u votua pasi menduan se do të ishte i paanshëm dhe mbi palët, por sipas saj nuk rezultoi i tillë.
"Presidenti është komplet i njëanshëm. Gati gati palë me opozitën.
Po ti shikosh deklaratat e Metës janë njëlloj si të Kryemadhi, Vasilit, apo Bashës.
Duhet të ishte i njëanshëm, e votuam për të tillë, por nuk na doli i tillë", tha Spiropali.