Menjëherë pas zgjedhjes së Ilir Metës President i Republikës, selia e LSI u përfshi nga festa e qindra mbështetësve.
Simpatizantë dhe mbështetës të kreut të kësaj partie janë mbledhur te selia e LSI-së.
Ilir Meta u zgjodh President në raundin e katërt me 87 vota pro dhe vetëm dy kundër. Ai mbajti edhe një fjalim të gjatë pa letër në Kuvend dhe pritet ta marrë detyrën më 24 korrik.