Report tv zbardh dosjen e bandës se Arian Rapit dhe Etem Muratajt të cilët vidhnin banesa në kryeqytet. Këta dy grabitës modifikonin çelësat e banesave dhe maskoheshin me kapele e maska anti-covidi gjatë vjedhjeve. Ka qenë një qytetar që ka zbuluar bandën duke investiguar privatisht, më pas iu ka marrë paratë që i kishin vjedhur në banesë dhe i ka denoncuar në polici.