Nafte pa akcize per peshkimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-05

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Politika e naftës pa akcizë sipas autoriteteve ka sjellë një trefishim të prodhimit në sektorin e peshkimit. Vetë Ministri i bujqësisë Beldi Çuçi ishte një natë mes peshkatarëve në Adriatik për të treguar përfitimet nga kjo mbështetjeKy sektor jo vetëm që nuk e ka ndjerë pandeminë, por sipas të dhënave krahasuar me 2013 sektori është rritur disa herë. ?Politikat tona në këto 6 vite e kanë çuar peshkimin në një stad tjetër. Është një nga sektorët që ka performuar shumë mirë. Po të shohim statistikat, eksporti i peshkut dhe prodhimeve të detit është rritur me 3.25 herë më shumë se në vitin 2013. Ju kujtoj gjithashtu se një nga gjrat më të mëdha që e kanë ndihmuar sektorin është përjashtimi nga taksa e qarkullimit, nga taksa e ndikimit në mjedis dhe nga akciza e naftës për peshkimin. Sot sektori i peshkimit e merr naftën me çmim burse. Sot shkon në rreth 40 lekë litri i naftës nga rreth 170 lekë që ishte para 6 vitesh?, tha ministri Çuçi.Gjatë vitit 2019 Shqipëria eksportoi rreth 100 milionë euro peshk dhe prodhime deti. Por për mbështetur me tej këtë degë të ekonomisë, janë 1.5 mln euro grant që do të përdoren për rinovimin e anijeve të peshkimit. Bëhet fjalë për të subvencionuar 50% të shpenzimeve për rinovimin e të gjithë pajisjeve për anijet e peshkimit.

Share This Video


Download

  
Report form