Negociata pa rezultat për drejtësinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-17

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Negociatat mes mazhorances dhe opozitës për reformën ne drejtësi, ende nuk kane prodhuar asnjë rezultat. Edhe paraditen e se mërkurës, dy kampet politike kane tentuar te gjejnë gjuhen e përbashkët per rrugën qe duhet ndjekur per te zbatuar rekomandimet e Venecias, por kompromisi duket ende larg. Por pavarësisht se nga 11 çështjet e ngritura nga PD, eksperte e Venecias, nuk i kane dhënë te drejte ne ato qe kane lidhje me arkitekturën e sistemit; demokratet gjykojnë se Venecia iu ka dhënë ze te gjithë vërejtjeve te tyre kur ka nënvizuar rendesine e dialogut politik.Sigurisht, Komisioni i Venecias ka dhënë rekomandimet e tij finale që përputhen plotësisht me parimet kryesore që ne kemi dhe që Komisioni i Venecias i ka qëndruar që në fillim. Që janë parimet kryesore, jo pikat dhe detajet, sepse ato sigurisht i diskuton Komisioni i Reformës, por parimet kryesore tonat janë, moskapja, moslejimi i kapjes së drejtësisë dhe dialogu politik. Zgjidhja e të gjitha çështjeve politike, kompromisi dhe marrëveshja. Të dyja këto pika Komisioni i Venecias i ka theksuar që në fillim dhe nuk I ka ndryshuar asnjëherë qëndrimet e saj. Ne jemi plotësisht të njëjtë me Komisionin e Venecias dhe do të vazhdojmë të ngulim këmbë që të fillojë sa më shpejt dialogu politik për ti dhënë rrugë edhe Reformës në Drejtësi. Po presim reagimin e palës tjetër e cila duket që nuk e ka këtë qëndrim.Ndërsa ne lidhje me Byronë Kombëtare te Hetimit, kushtëzimi i marrëdhënieve me qeverinë per këtë çështje, duket se deri tani mbetet qëndrim personal i ish-kryetarit te PD, Sali Berisha.Për momentin byroja e hetimit mbetet një çështje që duhej të ishte zgjidhur. Ne prej kohësh kemi deklaruar që duhet që Byroja e Hetimit sipas rekomandimeve të Venecias të kalonte në parlament sa më parë, nuk ka asnjë arsye për t?u vonuar. Sigurisht grupi, nëse kjo çështje do të ngrihet, do ta diskutojë si çështje për tu zgjidhur, jo si kushte. Ne kërkojmë që amazhoranca të zbatojë ligjet që ka miratuar vetë dhe Kushtetutën e vendit.Të martën ne rrjetin social Facebook, Sali Berisha kërkoi miratimin brenda dy javëve te ligjit per Byronë Kombëtare te Hetimit, duke bere thirrje qe ne te kundër te kushtëzohen marrëdhëniet me qeverinë, por kjo çështje nuk është diskutuar ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat kur vete Berisha mungonte. Ne mbledhjen e grupit është vendosur qe te ruhet marrëdhënia e kushtëzuar me Parlamentin e demokratet do te jene ne seance vetëm për çështjen e mandatit te Rakip Sulit.

Share This Video


Download

  
Report form