Aksidenti në Elbasan/ Babai rrëfen ekskluzivisht në Report TV si mësoi ngjarjen: Sikur ndjeja diçka

Report TV 2020-12-05

Views 0

TIRANË- Report Tv ka marrë ekskluzivisht dëshminë e babait të Denisa Dibrës, Edmond Dibra e cila ka mbijetuar nga aksidenti tragjik.

"Në radhë të parë, më falni për gjendjen emocionale, nuk do ia dëshiroja një familje këtë tragjedi. Falenderoj të madhin Zot, një aksident tepër i rëndë, vajza është jashtë rrezikut për jetën, ka plagë, por është jashtë rrezikut. Falenderoj stafin e spitalit që kanë bërë çmos që vajza momentalisht ndodhet jashtë rrezikut.

Është diçka vajza njihen nga Shkodra, e ndjera kishte ditëlindjen. Nervida Garunja është në një gjendje të vështirë për jetën, ishalla bën mrekulli. Aksidenti ishte shumë i rëndë, Shkodra jeton me hallin dhe brengën time dhe familjet që kanë humbur pjesëtarë, aksidenti ishte fatal. Denisa ka ardhur në vete në orën 5 të mëngjesit që ka komunikuar, me mua, nuk e kujton aksidentit tragjik. Kur është përmendur ka kërkuar shoqet e saj, kjo është e mirë që vajza i kujtohet pak a shumë.

Si e mora vesh lajmin? Mbrëmjeve ulem me bashkëshorten për të pirë një kafe dhe po shihja orën, vajza nuk ka shans që të mos më marrë 3 herë në ditë. "U thashë a po knaqeni", "po hamë drekë, nga ora 6 do vijnë për Shkodër". Në orën 7 them si ka mundësi që s'na ka marrë vajza, sikur më shtynte diçka. I marr në celular, më del një person. Më thotë një qytetar që vajza është jashtë rrezikut për jetën. Më thotë më jep në telefon babain. Ishte momenti kur kishte marrë zjarrfikësit dhe kishin nxjerrë vajzën nga makina, Kam lëshuar telefonin në tokë.

Share This Video


Download

  
Report form