Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Ardian Roçit të enjten në Dibër, kur dy efektivë të Policisë u konfliktuan me njëri- tjetrin, teksa ktheheshin nga një shërbim në Maqellarë.
Naim Muliu, të cilin e shihni në këtë foto, rrëfeu se kolegu i kishte kërkuar t?i jepte më shpejt makinës. Sipas tij, debati nisi të ashpërsohej dhe në grindje e sipër, ai shkrehu armën mbi Ardian Roçin, i cili punonte si specialist i teknologjisë së informacionit në Policinë e Dibrës.
Në rrëfimin e tij Muliu thotë se nuk kishte pasur qëllim ta vriste kolegun, por se nën efektin e alkoolit dhe i rënduar psikologjikisht pistoletën e shërbimit.
Roçi mori një plagë në kofshë në arterien kryesore dhe një në bark. Ai humbi jetën nga hemorragjia ndonëse mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë.