Report TV - Blendi Klosi rrëfen ngjarjen e '94 te '5 pyetjet': Ja pse më dënuan

Report TV 2016-05-30

Views 0

Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi ka folur me detaje rreth ngjarjes së vitit 1994, të cilën e shënoi në formularin e vetëdeklarimit. Gjatë një interviste në Report TV në emisionin ?5 Pyetje nga Babaramo?, ministri Klosi,rrëfeu se ngjarja në atë kohë nuk u cilësua si vepër penale, ndërsa u ndaluan nga policia, pasi mes miqsh në orët e vona kishin thyer disa shishe birre.

Klosi shprehet se u ndaluan për shkak se në atë kohë ende ishte në fuqi kodi i regjimit komunist sipas të cilit,veprime të tilla konsiderohen të pahijshme.

Po ashtu ministri Klosi u ndal tek politikat sociale të qeverisë, ndërsa tha se ende mbetet problem fakti se ka vende pune por nuk ka të interesuar .Sipas tij janë të paktën 31 mijë vende pune të lira por s'ka kërkesa për punësim.

Share This Video


Download

  
Report form