#tvora #rtvoranews #mirelakarabina #shkolla #samifrasheri
Ish-ministrja e Arsimit, Mirela Karabina, ka kritikuar shembjen e gjimnazit ?Sami Frashëri? të dëmtuar nga tërmeti, teksa kreut të Bashkisë Erion Veliajt iu referua si një ish-nxënës i keq i kësaj shkolle.
Karabina: Meqë fole për shkollën ?Sami Frashëri? paska qenë ish-nxënës kryebashkiaku që shembi shkollën. Por ai sigurisht është nxënës i keq, një nxënës i mirë nuk e shemb shkollën e tij kurrë, aq më tepër kur ka mundësi.
E ftuar në Ora News, Karabina tha se shkolla ?Sami Frashëri? është simboli i makutërisë dhe babëzisë të këtij pushteti që nuk ka kursyer asgjë, dhe pikërisht te shkollat dhe te ajo që është shtylla e një kombi, arsimi.
Karabina: Shkolla ?Sami Frashëri? dhe disa të tjera janë shembur në periudhën e pandemisë.Kur shemben në periudhën e pandemisë pa një raport, program, pa një tabelë, si mund të shembësh shkollë. 1700 nxënës të kësaj shkolle ku janë sot? Kryetari i bashkisë duhet të dalë dhe të thotë saktë në cilën shkollë po shkojnë këta fëmijë, sa do të jetë numri i nxënësve në klasa, a kanë ujë shkollat? Shkollat i kemi akoma me fuçi.Kemi dëgjuar këto kohë vetëm do të lajmë duart dhe do të vendosim maska. Shkollat janë realisht të mbipopulluara edhe pa Covid, shkollat janë me dy tune. Duhet të dimë me sa turne do të zhvillohet mësimi tani A ka mësues shtesë që janë futur në sistem?A do të ketë shtim page për ta? Nuk dimë sa turne do të jenë, sa do të jetë ora. Kjo është përgjergjësi e qeverisë dhe pushetit vendor.
Teksa viti i ri shkollor nis të hënën, Karabina thotë se autoritetet nuk kanë marrë masat përkatëse për të garantuar shëndetin e nxënësve, mësuesve dhe prindërve.
Karabina: Në këto momente kemi të sëmurë aktivë me një për qindje më të lartë se të gjithë vendet e rajonit. Nga njëra anë kemi një pandemi larg mbylljes dhe nga ana tjetër fillimin e një vit shkollor. Personalisht mendoj se shkollat duhet të hapen.Duhet të menaxhojmë situatën si duhet të jetojmë me këtë virus. Por qeveria dhe pushteti vendor ka treguar paaftësi.Kryeministri e ka larguar përgjegjësinë nga vetja, nëse ndodh ndonjë gjë fajin do ta kenë fëmijët.Ne nuk kemi në dorë as tërmetin as pandeminë por kemi në dorë politikat arsimore. Viti i kaluar është një vit i rrallë, është bërë gjysma e vitit në shkollë, është mbyllur përgjysmë. Qeveria nuk e ka fajin për pandeminë dhe tërmetin por e ka fajin për atë që ka bërë për këtë sistem kaq të dobët.
Në fund dhe një apel.
Karabina: Dua të bëj një apel për qeverinë dhe MAS që të lënë përnjëherë tjetër demagogjinë dhe të marrin masat për të garantuar sigurinë e nxënësve, prindërve dhe mësuesve.Nuk e di si do të kalojë ky vit i vështirë por uropj të kalojë sa më lehtë.
Për më shumë lexoni në: oranews.tv/karabina-thumbon-veliajn-per-sami-frasherin-nje-nxenes-i-mire-nuk-e-shemb-shkollen-e-vet-babezi-e-makuteri/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To...