ELBASAN - Mbyllja e shkollës 9-vjeçare në fshatin Mengël të Elbasanit me urdhër të Drejtorisë Arsimore, për efekt rikonstruksioni, ka ngritur në protestë prindërit dhe mësuesit. Prej tre javësh me radhë ata protestuan përpara ambienteve të shkollës për hapjen e saj, ndërsa ditën e sotme kanë bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.
Prej rreth tre orësh, rruga mbahet e bllokuar dhe nuk është lejuar kalimi i asnjë automjeti, përveç autoambulancave, ndërsa radha e makinave në rrugë është kilometrike. Policia dhe drejtuesit e automjeteve kanë ndërhyrë për hapjen e rrugës por ka hasur në rezistencën e protestuesve të shumtë, ku nuk kanë munguar as konfrontimet fizike. Në mesin e protestuesve janë edhe deputetët e PD të Qarkut të Elbasanit.
Edhe mbërritja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) nuk i ka dhënë zgjidhje situatës pasi prindërit dhe nxënësit nuk janë larguar nga rruga. Policia ka shoqëruar disa nga protestuesit për kundërshtim të uniformave blu.
Protestuesit kanë përalajmëruar se nëse nuk marrin një përgjigje konkrete për hapjen e shkollës, ata do ta mbajnë rrugën të bllokuar deri në orën 16:00, ndërsa paralajmëron edhe përshkallëzimin e protestës në ditët në vijim.