“Xhemati Alban” skuadra aktive shqiptare në Siri e degës së Al Kaedës

Top Channel Albania 2020-12-05

Views 5

Luftimet e Forcave Demokratike Siriane mbështetur nga një koalicion ndërkombëtar, me marrjen e Baghouz në Siri më 23 Mars 2019, shënuan rënien e Shtetit Islamik të cilit iu bashkuan edhe luftëtarë shqiptarë.


Ky zhvillim nuk i dha fund përfshirjes së shqiptarëve në formacione të tjera ushtarake në Siri. Njw video e publikuar në Twitter tregon një luftëtar shqiptarë në qytetin Idlib.

Eksperti Ardian Shtuni i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se bëhet fjalë për një grupim të armatosur të quajtur Xhemati Alban pjesë e organizatës terroriste Hay?at Tahrir al-Sham. Xhemati Alban drejtohet nga Abdul Jashari i lindur në Shkup.

?Nëse je duke folur pë ata që kanë shkuar të luftojnë me shtetin islamik je duke folur vetëm për një pjesë të atyre pjesën më të madhe por pjesa tjetër ka shkuar dhe ka luftuar për formacione të tjera ushtarake sic është njëra prej tyre është Hay?at Tahrir al-Sham aktualisht e cila është e afilejuar me ose ka qene deri vonë me Al Kaedën. Ata janë aktiv në zonën e Idlibit dhe është një komponent luftarak shqiptarë, që vazhdon të jetë aktiv. Ky komponet që është aktiv ka një strukturë komanduese shqiptare dhe ka qenë aktive që në vitin 2012 dhe ka filluar aktivitetin. Përbëhet kryesisht nga shqiptarët po vazhdon të ketë edhe element të huaj qoftë nga Ballkani qoftë nga Lindja e Mesme? tha Ardian Shtuni i cili shpjegon detyrat e Xhemati Alban për llogari të Hay?at Tahrir al-Sham.

?Janë aktiv të përgatitur në aspektin teknik dhe strategjik. Sidomos në komunikimin mediatik janë shumë aktiv. Janë të ndarë kryesisht në këto dy grupe. Kanë një nëngrup operariv që merret ne mina-hedhje tjetri është grupi snajperistave? tha ai.

Muhamed Veliu: Sa është numri tyre?

Adrian Shtuni: Numri lëviz pasi po flasim për zhvillime luftarake aktive. Do të jenë midis 20 dhe 30. Duhet folur vetëm për luftëtarët. Nëse numërohen gratë, fëmijët dhe të tjerët numri mund të jetë më I madh. Lideri i grupit është mjaft i integruar në struktureat e Hay?at Tahrir al-Sham. Ka qenë edhe këshillues I lartë i komanduesit emirit të Hay?at Tahrir al-Sham që është Abu Mohammed al-Golani.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Inst...

Share This Video


Download

  
Report form