Në datë 17 tetor 2016, u inauguruan ambjentet e reja të degës së Alpha Bank në qytetin e Beratit. Në ceremoni ishin të ftuar Kryetari i Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj , autoritete të tjera vendore, si edhe klientë dhe bashkëpunëtorë të degës Berat.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Z. Periklis Drougkas, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank në Shqipëri tha ?? Ne jemi prezent në qytetin e Beratit prej 14 vitesh, dhe jemi krenarë qe përgjatë këtyre viteve kemi mbështetur klientë individë dhe klientë biznesi me produkte dhe shërbime të shumta për të plotësuar çdo nevojë të tyren??.