TIRANË- Tensione në Gjykatën e Korruprionit dhe Krimit të Organizuar! Në nisje të seancës gjyqtarja Mimoza Margjeka ka debatuar ashpër me uniformat blu,të cilat i akuzon se nuk kanë pasur një urdhër shoqërimi duke e konsideruar këtë proces si të stisur. Ajo thotë se e gjitha ka ardhur si pasojë e vendimit që ka dhënë Margjeka, e cila nuk ka njohur zgjedhjen e Valbona Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit. Ndër të tjera, ajo kundërshton mënyrën e shoqërimit, sipas së cilës nuk ka pasur një police grua, siç e parashikon ligji.