TIRANË- Pandemia nuk ka prekur vetëm të ardhurat për frymë të qytetarëve shqiptar, por edhe të shteteve të huaja. Të ardhurat e emigrantëve në vendin tonë pjesën e parë të vitit, janë dëshmi të një situate të tillë
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për periudhën Prill-Qershor dërgesat e emigrantëve u tkurrën me 64 milionë euro më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konkretisht për këtë periudhë emigrantët që punojnë jashtë vendit sollën 121 milionë euro nga 185 milionë euro që dërguan për të njëjtën periudhë të viti 2019.