Renta minerare - Bien ndjeshëm të ardhurat, në 4 muaj 108 mln lekë më pak

Ora News Lajme 2016-05-22

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të ardhurat nga renta minerare kanë pësuar rënie të ndjeshme, duke reflektuar uljen e çmimit të naftës dhe lëndëve të para në bursa dhe duke vendosur në vështirësi serioze këtë industri. Sipas Ministrisë së Financave, për 4 muajt e parë të këtij viti, të ardhurat nga renta arritën në 749 milionë lekë, me rënie vjetore 108 milionë lekë, edhe pse eksporti për këtë periudhë u rrit me 62%. Përballë kësaj situate dhe rrezikut të falimentimit të shumë bizneseve, qeveria po shikon mundësinë e uljes së rentës minerare, kërkesë kjo edhe e industries vendase
Rënia e çmimit të naftës dhe lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare ka ulur ndjeshëm të ardhurat nga renta minerare. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për katërmujorin e parë të këtij viti, të ardhurat nga renta minerare janë realizuar në vlerën e 749 milionë lekëve, duke pësuar një rënie prej 108 milionë lekë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Financat shpjegojnë se rënia e të ardhurave është në reflektim të drejtpëdrejtë të efekteve të rënies drastike të çmimit të naftës bruto në tregun ndërkombëtar.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/bien-ndjeshem-te-ardhurat-ne-4-muaj-108-mln-leke-me-pak/

Share This Video


Download

  
Report form