Reprot TV - Janar, të ardhurat buxhetore u rritën me 25%, mblidhen + 6.5 mln lekë

Report TV 2016-02-18

Views 0

TIRANE - Në janar totali i të ardhurave buxhetore arriti në 32 miliardë lekë, rreth 25 % më ta larta se muaji i parë i vitit 2015. Sipas të dhënave të sapo publikuara nga Ministria e Financave, rezulton se në total janë grumbulluar 6.5 miliardë lekë më shumë se janari i vitit 2015.

Të ardhurat nga tatimet e doganat u rritën me afërsisht 35% krahasuar me një vit më parë, ose 21 miliardë lekë. Nga krahasimi me treguesit e vitit të shkuar vërehet se kanë shënuar rritje pjesa më e madhe e taksave, akciza, tatimi mbi të ardhurat personale.

Të ardhurat nga tatim fitimi arritën 1.5 miliardë lekë, thuajse sa trefishi vitit të shkuar. Të ardhurat nga akciza janë rritur me 57% krahasuar me janarin e vitit 2015. Të ardhurat personale rezultojnë gjithashtu me rritje prej 66% duke arritur në total 3.2 miliardë lekë

Rritje disi më të ulët ka regjistruar Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Gjithsesi, edhe ky tregues rezulton me rritje prej më shumë se 7% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që totali i arkëtimeve të saj arrin 10.1 miliardë lekë.

Share This Video


Download

  
Report form