Kryetari i Lëvizjes Ura në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, shqiptari që ka përcaktuar marrjen e pushtetit nga ana e opozitës pas zgjedhjeve ku humbi partia e Gjykanivicç, ka folur për emisionin ?Opinion? në Tv Klan për qeverinë e re.
I pyetur nga Blendi Fevziu nëse qeveria e krijuar nga opozita pro-serbe në Mal të Zi, shkel marrëveshjen e firmosur mes tyre, Abazoviç është shprehur se do të largohen nga koalicioni.
Sipas tij, 3 janë prioritetet kryesore të qeverisë; lufta kundër korrupsionit, rruga drejt Bashkimit Europian dhe ekonomia.
-Nga do të shkojë vota juaj?
?Vota ime do të shkojë drejt Perëndimit, drejt BE?.
-Perëndimi ka mbështetur Gjukanoviçin në raport me opozitën.
?Perëndimi ka mbështetur edhe Gadafin, edhe Mubarakun, Perëndimi mbështet aty ku ka interesin e vetëm, por Perëndimi mbështet edhe ndryshimin. Marrëveshjen si e kemi nënshkruar mendoj se e kemi mbështetjen e Perëndimit?.
-Nëse qeveria shkel këtë marrëveshje, ju mund të largoni mbështetjen tuaj?
?Po absolutisht, dakord 100%?.
-Cilat do të jenë priroritet kryeësore të qeverisë?
?Tre gjëra; lufta kundër korrupsiont, drejtimi në Bashkimin Europian edhe stabilitet ekonomik pasi jemi në probleme të mëdha ekonomike?.
-Çfarë raporte keni me Shqipërinë dhe Kosovën?
?Shumë të mira. Me mjaft politikanë njihem, edhe me disa prej tyre janë shok i ngushtë. Nuk jam shumë prezent në jetën publike si diuksh që ka qenë 20 vite. Por jam i gatshëm për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm?.
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/