Telefonatat që “rrëzuan”gjyqtaren/I arrestuari tregoi se i duheshin 6 mijë euro për Mimoza Margjekën

Top Channel Albania 2020-12-05

Views 0

?Burri i huaj do 6 mijë euro si fillim, pasi ka tre gjyqtarë dhe nga dy secili, për te mos llogaritur më pas edhe avokatin?.


Kjo është një nga fjalitë e transkriptuara që tregojnë gjurmët e aferës korruptive me të dyshuar gjyqtaren Mimoza Margjeka.

Oltion Bali u arrestua në datën pesë dhe menjëherë në datën 7 korrik familja dhe dashamirësit fillojnë dhe i bien telefonit me të vetmin qellim, djali i tyre të shkojë në shtëpi. E gjitha kjo ka një çmim prej 6 mijë euro për të cilin e ëma Afërdita shprehet e shqetësuar dhe pyet se ku do t?i gjente paratë. Përgjimet tregojnë se edhe ajo filloi telefonatat duke kërkuar ndihmë.

Ne vazhdën e përgjimeve edhe ambientale, palët takohen në një lokal në Korçë, ku si ndërmjetësues dyshohet Klodian Zhilla. Teksa e ëma e të arrestuarit telefonon herë pas here djalin tjetër edhe ky i përfshirë në aferë, ai telefonon me ankth avokatin Demiraj duke e pyetur a ka ndonjë gjë të mirë?

Ajo për të cilën flasin palët është negociata për të paguar paratë ditën kur vendimi u zbut me kushtin e garancisë pasurore. Agjentët përshkruajnë se gjatë vëzhgimit në ambientet e jashtme u shfaq në distance edhe një grua me fustan me lule, e cila më pas udhëtoi drejt gjykatës dhe u identifikua si Mimoza Margjeka. Brenda së njëjtës ditë, avokati Demiraj telefonon ndërmjetësuesin dhe i thotë mbaroi kjo punë dhe një minutë më pas, Nejton Bali telefonon të ëmën dhe i jep lajmin e mirë: Orioni doli nga burgu.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MimozaMargjeka#Arrested#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS