Lëvizja Anti-Bixhoz: Ligji dështoi, të mbyllen lojërat e fatit

alsatmtv 2020-12-05

Views 0

Lëvizja kundër bixhozit kërkon mbylljen e tërësishme të lojërave të fatit dhe krijimin e një ligji të ri për punën e tyre. Nga kjo iniciativë qytetare sqarojnë se pushteti i kaluar, të cilin e cilësojnë si të ri por me aktorë të vjetër, dështoi në miratimin e ndryshimeve ligjore të cilët ata i kërkonin. Mbyllja totale kishte qenë premtim në rast se nisma dështonte gjatë mandatit të kaluar të Kuvendit.

Gjendja është kaotike dhe ka dalë jashtë kontrollit prandaj presim atë që e kanë deklaruar vetë tani ta realizojnë me ligj. Edhe pse përbërja e kaluar e parlamentit u zotuan se do të arrijnë marrëveshje me koalicionin e LSDM-së për tre kilometra larg vendbanimeve, ajo ishte një kusht edhe nga ne edhe nga partitë që ishin në pushtet, se në qoftë se nuk do të kalojë ai ligj pas shpërndarjes së Kuvendit, ne si Lëvizje bixhoz kërkojmë mbyllje totale. Pastaj le të sjellin një ligj që ata vende që i plotësojnë kushtet të mund të hapin lojëra të fatit - tha Jushi Emrullai, Lëvizja kundër bixhozit.

Mbyllja totale dhe hapja e sërishme e lojërave të fatit vetëm për bizneset që i plotësojnë kushtet d.m.th. që këtë veprimtari të kenë të drejtë ta zhvillojnë vetëm hotelet me 5 yje.

Nisma për mbylljen e lojërave të fatit lëvizi labirinteve të Kuvendit për më shumë se një vit e gjysmë. Ajo ishte e BDI-së por nuk u arrit të sigurohet mbështetja e partive të tjera edhe pse pothuajse të gjithë liderët kishin premtuar mbështetjen e ndryshimeve në këtë fushë. Nisma parashikonte largimin e objekteve të lojërave të fatit tre kilometra nga vendbanimet. Nga BDI-ja tani nuk përgjigjen nëse do ta inicojnë prapë nismën ose do t?i nënshtrohen zbatimit të kushtit nga Lëvizja kundër bixhozit për mbylljen e tërësishme të kazinove.

Fatlume Dervishi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS