TIRANË- Deputeti socialist Erion Brrace, njëherazi kryetar i Komisionit të Ekonomisë, ka qenë i ftuar në ?45 minuta? me gazetarin Denis Minga, në Report Tv. Braçe ka sqaruar mënyrën sesi qeveria do të mbyllë pikat e basteve, edhe ato online. Deputeti Erion Braçe ka thënë se ka patur kërcënime mbi deputetët e Komisionit të Ekonomisë, ndërkohë që ka nënvizuar se paratë e basteve, janë para të cilat janë fituar nga zhvatja e njerëzve. Braçe ka thënë se bastet online do të mbyllen nga 1 janari, përfshirë edhe kompaninë Bastarena, për të cilën opozita akuzon kryeministrin Edi Rama, se kërkon ta favorizojë me ligjin për mbylljen e basteve.