Top News - Shtesa në Kodin Penal/ Kush shkel rregullat e ndërtimit!

Top Channel Albania 2020-12-05

Views 0

Dëmet e tërmetit të 26 nëntorit ishin të mëdha në Durrës, Tiranë, Krujë, Kurbin e Lezhë. Një pjesë e dëmeve u shkaktuan jo vetëm nga intensitetit të tërmetit, por edhe për shkak të ndërhyrjes në strukturat e pallateve. Pikërisht për këtë, kryeministri Rama paralajmëroi ndryshime në Kodin Penal pikërisht për ndëshkimin e atyre që ndërhyrjnë në mënyrë të paligjshme në konstruksionin e ndërtesave.

Për këtë qëllim është përgatitur dhe dorëzuar tashmë në Kuvend një projektligj për ndëshkimin deri në 15 vite burg. Projektligji parashikon që kryerja e cdo veprimi me dashje që mund të sjellë rrëzimin e pjesshëm apo të plotë të ndërtesës apo të ndërtesave të tjera që mund të rrezikojnë jetën e njerëzve dënohet me gjobë ose burgim deri në 5 vite.

Drafti parashikon që kur nga ndërhyrja, pra kryerja e veprës penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënimi varion nga 5-10 vite burg. Ndërsa kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e njerëzve dënimi varion nga 7 deri në 15 vite burg.

Inxhinierët, projektuesit dhe zbatuesit parashikohet që të dënohen nga 1 deri në 5 vite burg nëse lejojnë një ndërtim jashtë standardeve ligjore, ndërsa nëse nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale 10-15 vite dhe nëse ka pasoja në njerëz 7-15 vite.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KodiPenal#EdiRama#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form