#tvora #rtvoranews
Ka ende shpresa që kapitujt e parë të negociatave për Shqipërinë të hapen brenda këtij viti gjatë presidencës gjermane të Këshillit të BE-së. Për këtë u shpreh optimist komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi, që nga ana tjetër i bëri të qartë Tiranës dhe Shkupit, se çdo përparim në rrugën e integrimit varet plotësimi i kushteve dhe zbatimi i reformave.
Komisioneri i BE-së për zgjerimin Olivér Várhelyi, nuk i ka humbur shpresat për hapjen e kapitujve të parë të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore në dhjetor brenda periudhës së presidencës gjermane.
Gjatë një fjalimi në Berlin si i ftuar në Konferencën e Ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, Várhelyi, e bëri të qartë se çdo hap drejt integrimit europian është i lidhur me reformat në secilin vend kandidat.
?Premtoj që së bashku me presidencën gjermane të hedhim hapa të mëdha përpara për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me të dy vendet. Kjo është e mundur, ndaj le të mbajmë konferencën e parë në dhjetor nën presidencën gjermane,? tha Várhelyi.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/dhjetori-tjeter-shans-per-integrimin-ne-be/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv