Marrëveshja Kosovë – Serbi, Bajrami: Më shumë përfiton Trump, dy vendet kanë nënshkruar edhe më parë

Ora News Emisione 2020-12-04

Views 0

#tvora #rtvoranews

Marrëveshja ekonomike e nënshkruar nga Kosova dhe Serbia me ndërmjetësim nga ShBA është cilësuar si arritje dhe sukses. Kryeministri Hoti u shpreh se kjo është një hap i rëndësishëm drejt njohjes reciproke mes dy vendeve.

Kjo marrëveshje vjen në prag të zgjedhjeve presidenciale në ShBA, ndaj për analistin Asllan Bajrami nga ajo përfiton më shumë Presidenti Trump i cili do ta propagandojë si sukses gjatë fushatës.

Në një intervistë për RTV Ora, Bajrami u shpreh se gjatë viteve të fundit, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar shumë marrëveshje ekonomike me ndërmjetësim nga Brukseli por të cilat nuk janë zbatuar.

Bajrami: E nënshkruar nga ShBA është një fakt pozitiv që tregon se Kosova është kthyer në axhendën e amerikanëve. Asnjëra nga 16 pikat e marrëveshjes nuk ka asnjë ekspertizë pararendëse se për çfarë bëhet fjalë realisht. Më parë për televizionin tuaj kam thënë se palët do takohen në shtator. Takimi erdhi në muajin më dinamik të fushatës zgjedhore presidenciale në ShBA. Shtabi zgjedhor i Trump e kishte të domosdoshme që pas një marrëveshje mes Izraelit dhe ShBA-së të ketë dhe një sukses tjetër që të propagandohet si e tillë për përfitime elektorale. Unë e shoh në këtë sens më shumë se sa rezultatin që mund të prodhojë konkret.

Vetëm për faktin se në 10 vite Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit kanë nënshkruar dhjetra marrëveshje dhe nuk janë zbatuar as në përmbajtje.Bajrami: Po ta shihni dhe marrëveshjen e Izraelit me Emiratet e Bashkuara dhe aktin e djeshëm, kjo merr konotacion propagandistik. Shtabi zgjedhor i Presidentit Trump do ta përdorë për imazhin e tij dhe ndikimin që mund të ketë në marrëdhënie ndërkombëtare. Në elektoratin e thjeshtë amerikan kjo mund të lexohet se ky njeri po bën shumë në planin ekonomik në Ballkan.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/marreveshja-kosove-serbi-bajrami-me-shume-perfiton-trump-ne-prag-te-zgjedhjeve-dy-vendet-kane-nenshkruar-edhe-me-pare/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form