Marrëveshja e 4 Shtatorit në Shtëpimnë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë është bërë pjesë e fushatës elektorale të Presidentit amerikan Donald Trump.
Gjatë një takimi me mbështetësit e tij në Karolinën e Veriut, presidenti amerikan ka sjellë në vëmendje si pjesë të arritjeve të tij në politikën e jashtme edhe dy marrëveshjet e arritura së fundmi, atë mes Izraelit dhe disa vendeve arabe si dhe atë mes Kosovës dhe Serbisë.
Trump theksoi gjatë fjalës së tij se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit është për Çmim Nobel, pasi sipas tij, Shtëpia e Bardhë po ndalon një konflikt të vjetër që ka sjellë shumë vrasje masive.
?Jam i sigurt se është një çmim Nobel për Paqe. Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë vite. Ata do të ndalojnë vrasjet. Unë iu thashë ?burra le të bashkohemi?. Ju e dini, ata e kanë bërë atë për qindra vjet?.
Deklaratat Presidenti Trump i bëri duke kritikuar një pjesë të mediave amerikane të cilat sipas tij nuk i kishin dhënë rëndësinë e duhur marrëveshjeve që u arritën gjatë muajit Shtator me ndërmjetësimin e tij, mes të cilave edhe ajo mes Kosovës dhe Serbisë.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/