KUKËS- Fundjava i ka rikthyer sërish shqiptarët e Kosovës në bregdetin shqiptar! Kur ora ka shënuar rreth 08:00 e mëngjesit, kanë hyrë në Shqipëri rreth 10 mijë automjete me më shumë se 25 mijë qytetarë përmes pikës kufitare të Morinit.
Për këtë arsye, policia kufitare i është dashur të ngrejë trarët e të punojë me procedurë të përshpejtuar, por ka qenë e pamundur shmangia e radhëve të gjata dhe orëve të tëra pritjeje.