#tvora #rtvoranews
Në Rrushkull të Durrësit familjet që iu dëmtuan banesat nga tërmeti janë ende pa ndihmë. Në takimet me kreun e selisë blu të këtij qyteti akuzojnë se u është kërkuar para për të rritur vlerën e dëmit dhe se po marrin borxhe për të përballuar qiratë.
Kryetari i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferri, ka denoncuar të tjera raste të familjeve që nuk kanë gjetur zgjidhje për dëmet që u ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit.
Familja e Skënder Kacullit në Rrushkull prej 9 muajsh qëndron me qira, por të ardhurat nuk mjaftojnë ndaj dhe është futur në borxhe.
?Që në tërmetin e parë. Njoftova njësitë bashkiake, njoftova të gjithë. Erdhën e panë, asgjë fare hiç. Kurse në muajin nëntor më doli shtëpia e pabanueshme me DS4. Erdhën këta të tjerët e panë, asnjë gjë hiç fare. Jetoj me qira. Kam hyrë në borxh për të paguar qiranë e shtëpisë. Unë nuk e di si është kjo punë, nuk e di. Po abuzojnë më fatkeqësinë natyrore këta. Nuk e dinë se ku është shqiptari, ku është njerzilliku njeri që ku jeton ku banon, nuk e di të them.?
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/borxh-per-te-paguar-qirate-banoret-ne-rrushkull-te-durresit-denoncojne-abuzimet-me-termetin/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv