Aktori i njohur Çun Lajçi përpos pandemisë zgjedh që të shkojë tek lexuesi, përmes librit “Bastardi”

Report TV 2020-12-04

Views 0

Në qendër të Tiranës, në sheshin ?Skënderbe?, në krah të Muzeut Historik Kombëtar takojmë artistin Çun Lajçi teksa luan e këndon me sharki dhe i prezanton lexuesit romanin e tij retrospektivë "Bastardi". Një libër ky për socio-politikën shqiptare. Ai na rrëfen se si i ka lind kjo ide për të shitur librat, gjatë pandemisë Covid 19, ku pas Kosovës t'i jap jetë edhe në Tiranë.

?Gjatë pandemisë COVID 19 jam rikthyer pas. Kam kujtuar se si gjatë fëmijërisë në çarshinë e Pejës kam qenë një djalë shisja djathë, vezë edhe gjalpë. Prandaj, i thashë vetes, ?kurrë më ty nuk do të thërrasin për role?. Tek shqiptarët nuk ka rëndësi kualiteti, por ka rëndësi që të realizosh diçka me buxhetin që të jep shteti, sa për ta justifikuar. Duke parë këtë situatë, pyeta veten: A ka lindur teatri në rrugë? Ka lind. Ktheju rrugës. Kam shkuar në Rugovë edhe me lahutën time kam regjistruar poezi, si një thirrje për dy ministritë e Kulturës (në Shqipëri dhe Kosovë), se përse lahutën duhet ta merrnin serbët edhe të hynin me të në UNESO?, rrëfen artisti Çun Lajçi.

Share This Video


Download

  
Report form