6 dekada solli buzëqeshje/ Aktori i njohur shkodran i humorit Gëzim Kruja festoi 80 vjetorin

Top Channel Albania 2019-12-15

Views 6

Karrierën humoristike e nisi që në moshën 13 vjeçare, ka një jetë në skenë, ndërsa këto ditë festoi 80 vjetorin e lindjes. ?Mjeshtri i Madh? i humorit shqiptar, Gëzim Kruja, i cili ka dhuruar buzëqeshje pa fund për të gjithë, këtë ditëlindje nuk mundi t?i falenderonte miqtë e kolegët me fjalë, por zgjodhi t?u shkruajë.


?Faleminders, miqve dhe aktorëve që kam lujt 60 vjet në skenë me ta. JU UROJ 80 VJETORIN TEM. U BAFSHIM 100 VJEÇA. Kete urim e keni nga Gëzim Kruja?.

Edhe në rastet më të vështira, humorin nuk e harrojnë. Gëzimi ka humbur zërin përkohësisht, dhe është kolegu i tij i 60 viteve në skenë, Zef Deda, i cili e njeh më mirë së të gjithë dhe e imiton në përgjigjet për median.

Shumë vite kanë kaluar për ?Estraden e Shkodres? por Zef Deda premton se ata do të ngjiten serish në skenë, pavarësisht moshës.

Në karrieren e tij, Gëzim Kruja, ka shkruar mbi 15 komedi, 2 libra me monologë gazmor, ndersa ka interpretuar në mbi një mijë role në skeçe të ndryshme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Mjeshtrimadh#GezimKruja#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form