Ka zgjatur 2 orë takimi i kryeministrit Edi Rama në Elbasan, ku mblodhi kryebashkiakët socialistë për t'u dhënë porositë lidhur me fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 2021. Ashtu si në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë me grupin parlamentare socialist po në Elbasan, Rama ka kërkuar nga kryebashkiakët sigurimin e sa më shumë votave dhe shumë punë në mënyrë që qeveria e tij të sigurojë një mandat të tretë qeverisës.
Rama është treguar i prerë në porositë e tij për kryebashkiakët që të sigurojnë sa më shumë vota dhe të nisin përgatitjen për fushatën zgjedhore, të punojnë fort dhe të japin gjithçka që PS të sigurojë mandatin e tretë në 2021.