Ora News - Prokuroria nis hetimet për vetëvrasjen e pacientëve me Covid në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’

Ora News Lajme 2020-12-04

Views 0

#tvora #rtvoranews

Një ditë pas vetëvrasjes së 65-vjeçarit të prekur me koronavirus nga spitali ?Shefqet Ndroqi? prokuroria ka nisur hetimet, ku në fokus do të jenë kushtet që po trajtohen të sëmurët. Familjarët e të prekurve me covid 19 shprehen të shqetësuar për të afërmit e tyre, ndërsa shprehen se i inkurajojnë herë pas here të mos marrin akte të tilla, ndërkohë mjekja e spitalit refuzon të përgjigjet për masat e marra për të parandaluar vetëvrasjet.

Pas vetëvrasjes së 65-vjeçarit nga ambientet e spitalit ?Shefqet Ndroqi?, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për mjekim nga pakujdesia dhe shkaktim i vetëvrasjes.

Për rastin konkret janë përcaktuar dy prokurorë të cilët do të verifikojnë kushtet që po trajtohen të sëmurët, kartelat e tyre dhe deklarimet e mjekëve përgjegjës apo familjarëve të tyre. Në fokus të hetimeve më të thelluara do të jetë dhe rasti i vetëvrasjes së 29-vjecarit e ndodhur 2 javë më parë në po të njëjtin spital.

Një ditë pas ngjarjes familjarët e pacientëve që po kurohen pranë spitalit COVID 2 shprehen të shqetësuar për trajtimin e familjarëve dhe shqetësimeve psikologjike që ata paraqesin.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/prokuroria-nis-hetimet-per-vetevrasjen-e-pacienteve-me-covid-ne-shefqet-ndroqi/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS