http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
4 here ne muaj te gjitha urgjencat kirurgjikale priten nga spitali ?Shefqet Ndroqi?. I njohur si sanatoriumi, çdo dite te mërkurë, rastet urgjente nga Tirana dhe rrethet mbërrijnë këtu. Grafiku i vendosur nga Ministria e Shëndetësisë për te ulur ngarkesën ne Qendrën Spitalore ka nisur te funksionoje. Koordinatori i urgjencës ne spitalin ?Shefqet Ndroqi?, Ylli Ziçishti tregon për skemën e re te pritjes dhe trajtimit te rasteve urgjente.
Te paktën deri tani, çdo te mërkurë ne sanatoriumin e Tiranës shkojnë rreth 50 urgjenca kirurgjikale. Ndërsa ne ditë te tjera ne QSUT kjo shifër arrin ne 130 raste.
Grafiku i ndarjes se urgjencave kirurgjikale mes dy Spitaleve Universitare ne Tirane do te jete i përhershëm.
Te vetmet raste qe do te vijojnë te trajtohen ne QSUT janë urgjencat e pediatrisë dhe neurokirurgjia .