#tvora #rtvoranews
Vite më parë organizimi i dasmave bëhej nga familjarët, mirëpo kohët e fundit çiftet e reja po mbështeten tek agjencitë që merren me organizimin e eventeve.
Në ditën e tyre më të bukur ata dëshirojnë që çdo gjë te jetë perfekte dhe e menduar deri në detajin më të vogël.
Në pamje të parë, organizimi i një dasme duket e thjeshtë por Armand Peza ditën e sotme u shpreh se të organizosh një dasmë është sport më vete.
I pyetur nga moderatori Arjon Muça se si është marrëdhënia e shqiptarëve me organizimin e dasmave nga agjencitë, Mandi u shpreh se shqiptarët përsa i përket dasmave harxhojnë edhe atë që nuk e kanë.
Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit të cilët mendohen dy herë për të shpenzuar në organizimin e një dasme, shqiptarët arrijnë deri në atë pikë sa marrin kredi për ditën e tyre më të bukur.
?Ka pasur një fazë që në sistemin bankar kishte një fond të veçantë për kredi për dasëm. Mir është që në dasëm të organizohen gjëra të bukura por mendojeni se dita e nesërme do të lindë prap dhe ato fatura dueht të fillojnë të paguhen?? tha ai.
Gjithashtu Armandi shtoi se për një dasëm të mirë mund të nevojiten të paktën 10 mijë euro, varet dhe nga locationi ku do zhvillohet ceremonia. Ndërkohë, shifra më e ulët që mund të shpenzohet në një dasmë është 2 milion e gjysëm lek të vjetra.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/pa-dasma-pandemia-shkaktoi-400-milion-euro-dem-industrise-se-eventeve/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv