Report TV -180 kg kokainë nga Amerika Latine, grekët kërkojnë ekstradimin e Lamajt që vrau dy vetë

Report TV 2020-11-05

Views 2

Drejtësia greke kërkon ekstradimin e Eduart Lamajt, njohur edhe si Leando Lamaj, pasi akuzohet për trafik kokaine nga Amerika Latine. Ai akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi që solli 180 kg kokainë nga Amerika Latine të kapur në portin e Pireut. Kërkesa për ekstradimin konfirmohet për Report Tv nga sektori i marrëdhënieve me jashtë në prokurorinë e përgjithshme.

Por ekstradimi i tij në Greqi nuk pritet që të realizohet. Institucionet shqiptare i kanë kërkuar drejtësisë greke që të transferojë procedimin penal në Shqipëri për shkak se Lamaj është i akuzuar për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç. Pritet që grekët ta transferojnë dosjen brenda shtatorit në Shqipëri. Lamaj në Shqipëri akuzohet për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në 30 Maj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS