Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Malin e Zi ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën.
Sipas të dhënave zyrtare, nga numërimi i 98.55% e votave, socialistët e Presidentit Gjukanoviç, Partia Demokratike e Socialistëve, ka grumbulluar 141.767 vota ose 35.12%.
Ndërsa koalicioni për Ardhmërinë e Malit të Zi ka marrë 32.52% të votave ose 131.333 vota.
Ky rezultat i ngushtë do ta bëjë të vështirë formimin e qeverisë së re.
Shqiptarët, që në këto zgjedhje u përfaqësuan me dy koalicione, kanë marrë deri më tani dy deputetë.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/