Ora News – Shqiptarët e Malit të Zi ‘bashkë’, partitë marrëveshje për zgjedhjet

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër parti shqiptare në Malin e Zi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të bashkëpunuar në zgjedhjet lokale që mbahen në fund të muajit nëntor. Subjektet politike do të synojnë që të marrin një rezultat sa më pozitiv, ndërsa në plan të parë, sipas marrëveshjes, do të vendosen interesat e popullsisë shqiptare. Marrëveshja është përshëndetur edhe nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë e cila thekson se ky akord duhet të shërbejë për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve.
Partitë shqiptare në Malin e Zi kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet lokale që do të mbahen në shtetin fqinj më datë 26 nëntor të vitit 2017.
Akordi është arritur mes katër subjekteve të cilat janë Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik Shqiptar, Lidhje Demokratike Shqiptare si dhe Forumi Demokratik për Integrim.
Kryetarët e këtyre forcave politike kanë rënë dakord që në zgjedhjet e ardhshme lokale të vihet në plan të parë interesi i përbashkët i popullisisë shqiptare me qëllim që të maksimizohet rezultati në favor të kandidatëve respektive.
Marrëveshja është përshëndetur nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila shkroi se faktori politik në Malin e Zi duhet të bashkërendojë përpjekjet për përfaqësin e interesave të shqiptarëve në Trevën e Malësisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/shqiptaret-e-malit-te-zi-bashke-partite-marreveshje-per-zgjedhjet/

Share This Video


Download

  
Report form