Tushi: Fillimin e pandemisë shqiptarët e përjetuan në mënyrë dramatike, tani po neglizhojnë

Ora News Emisione 2020-11-05

Views 1

#tvora #rtvoranews
Pandemia e Covid-19, ka ndikuar edhe në mënyrën e jetesës së shqiptarëve.

Për sociolgun Gëzim Tushi, Covid-19 është një nga viruset e rralla që bëhet shqetësim për të gjithë botën, dhe ka shfaqur ankth e pasiguri, edhe në vendin tonë.

Gëzim Tushi: ??Unë besoj që analiza dhe gjykimi i situates së ndikimit të Covid-19 në shoqërinë shqiptare në këto momente, nuk mund të ndahet nga indikacioni që ai ka në nivel botëror. Është nga të rrallat viruse që ka përmasa planetare, është një shqetësim i përbashkët dhe të gjithë njerëzit nën presionin e këtij virusi, dridhen nga të njëjtat emocione, kanë të njëjtat ankthe, frikëra dhe pasiguri që anë dhe shqiptarët. Këtu ka diferencime në përjetimin e këtij fenomeni. Kjo varet nga përgatitja psikologjike, nga tradita që ka një popull, nga mënyra se si qeveriset, nga aftësia që ka personeli mjekësor. Ka një varg arsyesh. Ne jemi popull balkanik dhe e kemi pak të vështirë që të ndryshojnë disa zakone që janë obligative për tu ndryshuar për shkak të rreziqeve që ka Covid-19.??

Përmes një idhje perms Skype për Ora News, Tushi tha se fillimin e pandemisë shqiptarët e përjetuan në mënyrë dramatike, ndërsa tashmë shef një neglizhim.

Sias tij, rreziku i virusit është ende alarmante në shoqërinë tone.


Gëzim Tushi: ??Covid-19, terapinë e parë ka distancimin social dhe distancimin fizik që janë dy cilësi që për shkak të jetës kolaktive janë shumë të dukshme te shqiptarët. Në ditët e para kur filloi Covid-19, dhe njerëzit o humbnin jetën, pati një situate ku shqiptarët e përjetuan në mënyrë dramatike dhe filuan të mbroheshin dhe garantonn distancimin social, ndonjëherë me dëshirë e ndonjëherë me dhunë. Tashmë më duket sikur ka një lloj neglizhence dhe mendjelehtësie, sidmomos gjatë pushimeve verore. Ndoshta kjo është e lidhur edhe me kushtet klimatike. Kjo ka bërë që të duket sikur ka një lloj neglizhence për të asur distancim scial, distancim fizik, dhe përdorimi i maskës. Gjërësia, shtrirja, intensiteti dhe rreziku i këtij virusi në shoqërinë tone është ende alarmante. Situata është e tillë që kërkon vëmendje.??


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/tushi-fillimin-e-pandemise-shqiptaret-e-perjetuan-ne-menyre-dramatike-tani-po-negizhojne/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form