Partia Demokratike ka denoncuar tenderat që janë zhvilluar nga Drejtoria e Transportit Rrugor pavarësisht pandemisë. Sipas PD-së, prej një viti e gjysmë, drejtori i saj, Blendi Gonxhja ka tenderuar rreth 8 milionë euro për fasada dhe rikonstruksione zyrash.
?Të dhënat zyrtare tregojnë se Blendi Gonxhe nuk i ka ndalur tenderat e fasadave dhe luksit as në kulmin e pandemisë?, tha zëdhënësja e selisë blu Ina Zhupa.
Sipas saj, gjatë pandemisë, Gonxhe ka zhvilluar 8 tendera luksi që janë afërsisht 1.7 milionë euro të shpenzuara.
?Janë rreth 1.7 milionë euro të shpenzuara për luks nga Blendi Gonxhe, kur bizneset në karantinë detyroheshin të paguanin faturat afrofe të ujit dhe dritave, që qeverisë së Edi Ramës të mos i mungonin paratë për luks?, tha Zhupa.
Sipas PD, nëse prokuroria i heton këto tendera atëherë do të gjente abuzime dhe shkelje ligji.
?Do të gjente se shumica është me garë fiktive, se fituesi është i paracaktuar dhe shpesh me ofertën më të lartë?. /tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/