Kodi Rrugor diskutohet në kryesi dhe në PD - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bojkoti i opozitës dhe krijimi i strukturave paralele ka bere qe ndryshimet ne kodin rrugor te diskutohen ne te njëjtën ore ne selinë e kryesisë se kuvendit nga maxhoranca dhe ne seline e partise demokratike nga deputetet e opozitës. Komisioni i Integrimit ka miratuar ne parim projekt-ligjin edhe pse deputetet socialiste kane shprehur rezerva per zbatueshmërine e draftit dhe për nevojën e një reforme tërësore. Por ndërsa Kodi Rrugor është miratuar ne komisionin parlamentar, ne komisionin e Partisë Demokratike ky draft është rrezuar pasi opozita është shprehur kundër rritjes se gjobave Kjo politike represive është per te mbushur arkën e boshatisur te Edi Rames. Ndryshimet ne kod rrugor vazhdojnë të diskutohen ne komisione ndërkohë që komisioni përgjegjës ai i ligjeve e ka lënë pezull deri sa ministria e transportit dhe ajo e rendit të argumentojnë masat e kërkuara. Ndryshmet ne kod rrugor parashikojnë ashpërsim të masave ndëshkuese për shoferet ne rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit.

Share This Video


Download

  
Report form