POGRADEC- Gjatë orëve të para të mëngjesit është qëlluar me armë me mbi 100 plumba në drejtim të hotelit "Voloreka" në Tushemisht, në pronësi të Jetmir Muçllarit dhe bashkëshortes së tij.
Sipas informacioneve për "Report Tv", janë dëmtuar 8 makina luksoze nga plumbat, ndërkohë që është qëlluar në drejtim të dhomës së djalit të pronarit të hotelit. Në një intervistë për "Report Tv", Jetmir Muçllari tha se atentati i është bërë djalit të tij, i cili ka pasur një konflikt të mëparshëm me disa persona.
Burime bëjnë me dije se Jetmir Muçllari, i ka shpëtuar një atentati në vitin 2013. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.