Ora News - Haxhimali kundër ndarjes së Shqipërisë në 4 rajone: Pushteti lokal humb autonominë

Ora News Emisione 2020-11-05

Views 0

#tvora #rtvoranews


Ligji për zhvillimin rajonal dhe kohezionin, që e ndan Shqipërinë në 4 rajone e ka kundërshtuar Kreu i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali.

Në një intervistë për Ora News, ai shprehet se kjo ndarje e decentralizon dhe i heq autonominë pushtetit vendor, madje duke e vendosur nën kontrollin total të pushtetit qëndror.

Haxhimali: Nga pikëpamja teknike, është një ligj që nuk bën pjesë në ato ligje që kërkojnë ndërhyrje kushtetuese dhe ta mbajmë Shqipërinë në territore fizike ku çdo rajon do të ketë juridiksionin e tij në territor. Është një ligj me kompetenca administrative. Lidhur me reagimin e partive politike, me vjen keq që i kam dëgjuar të dy partitë politike pasi ky ligj ka dy muaj që po qarkullon por fakti që nuk janë në parlament bën që ata mos ta ndjekin atë. A ka një qëllim të lirë ligji? Unë e kam kundërshtuar në takimin drejtues të qeverisë pasi unë kam princip zhvillimin lokal. Forcimin e autonomisë vendore.

Ky është një ligj që nuk përligj asnjë nga qëllimet e autonomisë vendore. Ky nuk e decentralizon dhe nuk i jep autonomi pushtetit vendor madje e kontrollon dhe e monitoron gjithë qeveria qendrore. Të gjithë paratë e investimeve që do të vijnë qoftë nga qeveria qëndrore, qoftë nga aktorët publikë dhe privatë tashmë do futen në këtë lloj hinke. Ky ligj i jep pushtetit qëndror një tjetër instrument kontrolli, force për të kontrolluar investimet në nivel vendor ashtu siç i do qeveria.

Ndërkohë këtë ligj e ka kundërshtuar dhe opozita e bashkuar të cilën e ka cilësuar antikushtetuese dhe qëllimi Ramës është elektoral dhe kërkon të marr kompetencat e pushtetit vendor.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/haxhimali-kunder-ndarjes-se-shqiperise-ne-4-rajone-pushteti-lokal-humb-autonomine-dhe-e-kontrollon-qeveria/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form