Thaçi kunder ndarjes se Kosoves

RTV KLAN 2018-08-27

Views 0

Presidenti kosovar Hashim Thaçi garanton se nuk do të ketë shkëmbime territoresh me Serbinë apo ndarje të Kosovës. Për të përditshmen austriake Der Shtandard, Thaçi shpreh synimin e tij për ruajtur karakterin multi-etnik të vendit.

"Kosova nuk do të ndahet. Nuk do të ketë shkëmbime territoresh. Deri tani nuk kam dëgjuar të ketë pasur propozime në këtë drejtim. Kosova do ta ruajë shpirtin e saj multi-etnik. Duhet të punojmë për të rrafshuar armiqësitë që ekzistojnë prej 200 vitesh".

Kreu i shtetit kosovar shprehet në intervistë se ideja e korrigjimit të kufijve është propozim i tij, sikurse edhe kërkesa për bashkangjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit në territorin e Kosovës. E teksa thotë se këto propozime do t?i parashtrojë në dialog me Vuçiçin, Thaçi vendos edhe një kusht të qartë që dialogu të ketë sukses.

"Çdo marrëveshje ka kuptim, kur arrihet njohja reciproke dhe Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota e bashkësisë ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara".

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen më 7 Shtator në Bruksel në raundin e radhës të negociatave të normalizimit të marrdhënieve me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, ku nuk përjashtohet mundësia që temë diskutimi të jetë edhe korrigjimi i kufijve.

Share This Video


Download

  
Report form