Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin 7 personave të akuzuar për vrasje, trafikim droge, prostitucion e pjesëmarrje në grup kriminal. Formulari ka shkuar në Vlorë, Fier e Tiranë dhe në Lushnje, konktretisht tek Laert Haxhiu i kërkuar si autor i masakres në Lushnje në 2017. Në sitën e OFL për ditën e sotme kanë rënë pasurie e shtetasve:
Laert Haxhiu, me banim në Lushnjë, i dënuar për veprat penale ?Vrasja në rrethana cilësuese? e mbetur në tentativë, ?Armëmbajtja pa leje? dhe ?Prishja e qetësisë publike?. Laert Haxhiu 28 vjeç i dënuar në mungesë me 18 vite burg për disa vepra penale dhe Anterio Kaloshi 29 vjeç në kërkim i kanë shpëtuar sërish policisë gjatë një operacioni në Lushnje. Në kërkim prej 3 vitesh i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e Marius Xhepexhiu, 28-vjeçari i shumëkërkuar arriti që të arratiset sërish pa lënë gjurmë, bashkë me shokun e tij.