http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë dy personave të dënuar në Angli për trafik droge.Bëhet fjalë për K.M. dhe E.SH., të dy banues në Elbasan, të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.Ata duhet t?u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së mbi burimin e pasurisë së tyre, përgjigjet e të cilave do t?i dërgohen SPAK-ut për veprime të mëtejshme.Gjatë këtyre ditëve, një numër i madh individesh janë shënjestruar nga OFL, duke përfshirë Ardian Capjen dhe Suel Celen në Elbasan, Altin Hajrin në Shijak, familjet Doci dhe Bajri në Shkodër, Lul Berishën dhe kunatin e tij Plaurent Dervishi në Durrës, Sajmir Taullaun në Lushnje dhe Ben Qimen në Fier, Pajtim Serjani dhe Orges Jahelezi në Shkodër.