Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër për situatën e krijuar nga zjarret në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se vënia e qëllimshme e zjarreve është i udhëhequr nga interesa biznesi. Sipas tij, zjarri në Godull-Seman duhet të hetohet si krim i rëndë pas dyshimeve se duan territor të lirë për të golemizuar.
Ai ka lajmëruar se mbi çdo metër katror pyll të djegur atje e kudo në bregdet, do rimbillen pemë dhe kurrë pallate.
Braçe tha se do të përndiqen ligjërisht përgjegjësit dhe kurrë s'do pranohet cilido projekt pallatesh mbi pyllin e djegur.
Postimi i plotë:
Sherbimi i Mbrojtjes nga Zjarri prej tre vitesh eshte funksion i plote i bashkive ne te gjithe vendin. Ne pjesen me te madhe te bashkive eshte nje sherbim i ri, po themelohet, organizohet e paiset ne pune e siper; Ashtu sic sherbimi i emergjencave po riorganizohet ne perputhje me ligjin si pergjegjesi edhe e bashkive;
Duhet shume pune e angazhim, burime financiare dhe njerez te kualifikuar, me shume komunikim per te bere kete pune jetike!