Durrës, 80-vjeçari gjendet i djegur mbi turrën me dru dhe i lidhur

Report TV 2015-09-25

Views 5

DURRËS ? Një i moshuar është gjetur i djegur mbi një turr me dru të prera dhe me njërën këmbë të lidhur me tel.

80-vjeçari S.B., është gjetur i vdekur në kasollen pranë banesës së tij në lagjen nr. 10 në afërsi të shkollës ?Hajdar Dushi?.

Forcat e Policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi rrethanat janë të paqarta.

Pranë trupit të pa jetë të të moshuarit që jetonte i vetëm pasi fëmijët e tij ndodhej jashtë vendit, është gjetur dhe një bombul gazi.

Nga dyshimet e para besohet se kemi të bëjme me vetëvrasje.

Share This Video


Download

  
Report form