Veri Jug - Haki Kola, mjalti si anti Covid-19, të dielën ora 14:30 në Report Tv

Report TV 2020-11-05

Views 10

Fshati Pezë, një ndër qendrat e mëdha historike të vendit, gjendet vetëm 15 kilometra në perëndim të Tiranës. Veri Jug sjell për ju një reportazh mbi Pezën në stinën e verës, me focus zhvillimin e turizmit dhe bletarisë në Pezë, një ndër 100 fshatrat turistikë të vendit. Haki Kola, banor i një lagjeje në periferi të Pezës, ka një park të vogël bletësh dhe është në ditët e vjeles së mjaltit. Bukuria dhe sekretet e hapjes së koshereve, kornizat e mbushura me mjaltë dhe më pas, vendosja e kornizave në centrifugën që nxjerr mjaltin nga kornizat. E gjithë familja Kola në punë dhe, në rrëfimet e jetës së tij në dashuri me bletët, mjeshtër Hakiu thotë se mjalti është një ilac shumë I mirë popullor anticovid 19. Këto dhe të tjera në reportazhin e së dielës, premierë, ora 14:30

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS